Në Malishevë është raportuar një rast i dhunës në familje.
Sipas policisë, ankuesja ka deklaruar se është sulmuar fizikisht nga vajza e saj, e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Në raport bëhet e ditur se viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor pas rastit.
Rasti është iniciuar si dhunë në familje dhe po hetohet nga organet kompetente.