February 26, 2026
1 min read

Ramush Haradinaj pas vdekjes së aktivistit Mentor Kaçi: Një jetë në shërbim të atdheut

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka ngushëlluar familjen e aktivistit të çështjes kombëtare, Mentor Kaçi i cili vdiq të mërkurën.

Haradinaj në një postim në Facebook shkruan se Kaçi i takon gjeneratës së hershme të intelektualëve shqiptarë që ishin në ballë të aktiviteteve politike

“Paska ndërruar jetë aktivisti i çështjes kombëtare, Mentor Kaçi. Një jetë e tërë në shërbim të atdheut, ai i takon gjeneratës së hershme të intelektualëve shqiptarë që ishin në ballë të aktiviteteve politike dhe organizimit të rezistencës kundër regjimit jugosllav”.

“Ngushëllime të sinqerta familjes Kaçi, miqve dhe bashkëveprimtarëve.Mentori, u prehtë në paqe!”, ka thënë kreu i AAK-së.

Latest from Blog

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, vlerësoi të enjten vendimin e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për të nisur sulme ndaj Iranit, por hodhi poshtë çdo sugjerim se aleanca e NATO-s
Go toTop