February 26, 2026
1 min read

Thellimi i bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Britanisë, diskutohet mes Konjufcës dhe Hargreaves

Zëvendëskryeministri i Parë, njëkohësisht  Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, takoi Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Sipas njoftimit të lëshuar nga MPJD, gjatë takimit u diskutua për marrëdhëniet bilaterale dhe thellimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët, si dhe për zhvillimet aktuale gjeopolitike dhe rëndësinë e ruajtjes së stabilitetit dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor.

Në njoftim po ashtu theksohet se palët riafirmuan qëndrimet e përbashkëta në mbështetje të Ukrainës dhe kundërshtimin e agresionit rus, si dhe theksuan nevojën për koordinim të vazhdueshëm në fushën e politikës së jashtme dhe sigurisë.

“Në takimin njoftues pas formimit të qeverisë së re, Ambasadori Hargreaves e uroi Zëvendëskryeministrin Konjufca për mandatin e ri dhe rikonfirmoi përkushtimin e Mbretërisë së Bashkuar për bashkëpunim të ngushtë me Republikën e Kosovës. Republika e Kosovës mbetet mirënjohëse për partneritetin e qëndrueshëm dhe mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar”, u tha në njoftim.

Latest from Blog

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, vlerësoi të enjten vendimin e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për të nisur sulme ndaj Iranit, por hodhi poshtë çdo sugjerim se aleanca e NATO-s
Go toTop