by
February 26, 2026
1 min read

Rama pret në takim Mulliqin, flasin për rolin e diasporës në Kosovë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama priti sot në takim kryetarin e Haledonit në ShBA, Gino Mulliqin.

Në një njoftim, Rama tha se me Mulliqin bashkëbiseduan për  rolin e diasporës, mundësitë për bashkëpunim mes komuniteteve, si dhe për zhvillimin e sheshit “Xhorxh Bush”, me fokus në punimet dhe ecurinë e projektit.

“Lidhjet shqiptaro-amerikane janë një vlerë e çmuar dhe një urë e fortë bashkëpunimi.  Do të vazhdojmë të ndërtojmë partneritete që kthehen në zhvillim konkret për Kryeqytetin dhe për lidhjet tona ndërkombëtare”, ka shkruar i pari i Prishtinës në Facebook.

Latest from Blog

Messi, makthi i Anglisë para përballjes së madhe

Lionel Messi vazhdon të jetë figura kryesore e Argjentinës në rrugëtimin drejt një tjetër triumfi në Kupën e Botës. Pas rikthimit dramatik ndaj Egjiptit, ku Argjentina përmbysi rezultatin dhe shënoi tri gola
Go toTop