February 26, 2026
1 min read

Katër të ndaluar në Ferizaj për kanosje, sekuestrohen tri armë dhe dhjetëra fishekë

Katër persona janë shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj, të cilët dyshohet se kanë kryer veprën penale “Kanosje”.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur sot në mëngjes në rrugën “Ahmet Kaçiku””.

Me autorizim të prokurorit të shtetit, personat janë intervistuar në cilësinë e të dyshuarve, ndërsa janë sekuestruar tri armë zjarrit dhe 73 fishekë.

Për armët e sekuestruara, të dyshuarit posedonin leje valide.

“Tek i dyshuari E.F. (30 vjeç) janë sekuestruar dy armë zjarri (pistoleta) dhe 63 fishekë, ndërsa tek i dyshuari tjetër N.M. (57 vjeç) është sekuestruar një armë zjarri (pistoletë) dhe 10 fishekë”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, pas intervistimit,  të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Latest from Blog

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, vlerësoi të enjten vendimin e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për të nisur sulme ndaj Iranit, por hodhi poshtë çdo sugjerim se aleanca e NATO-s
Go toTop