February 26, 2026
1 min read

Rama bën 7 ndryshime në qeveri, ikën Balluku dhe Spiropali

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në mbledhjen e sotme të Grupit të Partisë Socialiste, ka kryer 7 ndryshime në qeveri.

Ndër ndryshimet e bërë është emërimi i ministres Albana Koçiu si zv.kryeministre pas shkarkimit të Belinda Ballukut, raporton “Euronews”.

Enea Karakaçi u emërua ministër i Infrastrukturës duke marrë postin tjetër të Belinda Ballukut.

Ndërkaq, ministrja e deritashme e Punëve të Jashtme, Elisa Spiropali është zëvendësuar nga Ferit Hoxha.

Këta janë emrat e rinj të emëruar në kabinetin qeveritar Rama:

  • Albana Koçiu emërohet Zëvendëskryeministre.
  • Besfort Lamallari merr postin e Ministrit të Brendshëm.
  • Ferit Hoxha emërohet Ministër i Jashtëm.
  • Enea Karakaci do të udhëheqë Ministrinë e Infrastrukturës.
  • Erjona Ismaili emërohet Ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin.
  • Toni Gogu do të drejtojë Ministrinë e Drejtësisë.
  • Ermal Nufi merr postin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Latest from Blog

Go toTop