February 27, 2026
1 min read

Arrestohet i mituri në Deçan, kërcënoi babain pas një seance në prokurori

Një rast i dhunës në familje është raportuar në Deçan, ku një burrë ka raportuar në polici, se ndihet i shqetësuar dhe i kanosur nga djali i tij i mitur.

Ngjarja ka ndodhur pasi babai dhe djali ishin kthyer nga një seancë në prokurori. Dyshohet se pas përfundimit të seancës, i mituri ka kërcënuar babain e tij, duke shkaktuar ndjenjë frike dhe pasigurie te viktima.

“Deçan 26.02.2026 – 10:30.  Është raportuar se viktima mashkull kosovar, ndjehet i shqetësuar dhe kanosur nga djali i tij i mitur, për shkak se pasi ishin kthyer nga prokuroria ku kishin qenë në një seancë, ishte kanosur nga i biri. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 24 orë”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Latest from Blog

Aksident në rrugën e Kombit

Një aksident trafiku ka ndodhur në Rrugën e Kombit, ku një veturë ka dalë jashtë rrugës. Nga pamjet e siguruara, automjeti shihet se ka devijuar nga korsia e lëvizjes, duke përfunduar jashtë
Go toTop