February 27, 2026
1 min read

“Është një përgjegjësi dhe nder i veçantë…”, drejtori i Kadastrës në Prishtinë del me zotim!

Gent Begolli është emëruar drejtor i Kadastrës në Komunën e Prishtinës.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka dal me një qëndrim rreth emërimit.

Të nderuar miq,

Është një përgjegjësi dhe nder i veçantë për mua të marr detyrën e Drejtorit të Kadastrës dhe Legalizimit në Komunën e Prishtinës.

Falënderoj kryetarin Përparim Rama për besimin e dhënë, si dhe Lidhjen e Prishtinës, kryesuesin Kupina, kandidatët dhe asambleistët për mbështetjen dhe bashkëpunimin gjatë këtij rrugëtimi politik dhe institucional.

E pranoj këtë angazhim me përkushtim të plotë, me synimin që përmes punës profesionale, transparencës dhe bashkëpunimit të ngushtë me qytetarët të kontribuoj në përmirësimin e shërbimeve dhe zgjidhjen efikase të çështjeve që lidhen me kadastrën dhe procesin e legalizimit.

Besoj fuqishëm se vetëm përmes punës serioze, bashkëpunimit institucional dhe përgjegjësisë publike mund të ndërtojmë një administratë më funksionale dhe më afër qytetarëve të Prishtinës.

Faleminderit për besimin!

Latest from Blog

Go toTop