February 27, 2026
1 min read

Dibrani me stafin e ShKK-së vizitojnë Kryetaren e Kuvendit

Albulena Haxhiu, Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, ka pritur sot në një takim zyrtar stafin e Shërbimit Korrektues të Kosovës, të udhëhequr nga drejtori Ismail Dibrani.

Arsyeja e këtij takimi lidhet me faktin se Haxhiu deri vonë ka ushtruar detyrën e ministres së Drejtësisë, institucion nën kompetencën e të cilit funksionon Shërbimi Korrektues i Kosovës.

Gjatë takimit është diskutuar për zhvillimet e fundit në sistemin korrektues, sfidat me të cilat përballet ky institucion, si dhe për avancimin e mëtejmë të standardeve profesionale.

Rikujtojmë se prej disa vitesh brenda Shërbimit Korrektues të Kosovës është vendosur rregull dhe një nivel i lartë profesionalizmi, duke shënuar përmirësime të dukshme në menaxhim dhe funksionim.

Takime të tilla konsiderohen të rëndësishme për vazhdimësinë institucionale dhe bashkëpunimin ndërmjet institucioneve të ndryshme të vendit.

Latest from Blog

Go toTop