February 27, 2026
1 min read

Banorëve të Prishtinës, derman për parkingje s’po u bën as komuna

Banorët e rrugës “Ismail Dumoshi” në Prishtinë, ankohen për gjoba nga policia për parkim në trotuar, pasi nuk kanë vend të posaçëm për makinën e tyre.

Ata thonë se i kanë parkuar veturat aty prej më shumë se 40 vite, por vetëm këto dy vitet e fundit po marrin gjoba.

Qytetarët shtojnë se parkingu pas ndërtesës nuk mjafton dhe përdoret edhe nga të tjerët.

Luftar Braha, drejtor i Shërbimeve Publike, tha se po shqyrtohet mundësia për parkingje të reja në zona të tjera, por procesi nuk është i shpejtë, dhe banorët mund të përdorin vendet ekzistuese pak më larg.

Latest from Blog

Go toTop