March 2, 2026
1 min read

Zor që mund të ketë takim tjetër me Kurtin, thotë Abdixhiku

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, është takuar sot me kryeministrin Albin Kurti, për diskutim lidhur me çështje e presidentit, në të cilin nuk u arrit kurrfarë marrëveshje.

Abidxhiku tha se nuk është arritur konsensus për pozitën e presidentit.

Ai tha se nuk ka pasur propozime të asnjë emri për këtë post, ndërsa shtoi se nëse vendoset të ketë garë për të parin e vendit, atëherë vendi do të shkojë në zgjedhje.

 “Nëse VV dhe PDK vendos të ketë garë, atëherë shkojmë në zgjedhje sipas të gjitha gjasave, se nuk e di si do t’i bëjnë 81 vota. Konsensusi bën president. LDK ka qenë e angazhuar të gjejë emër konsensual. Nuk ka emër, nuk ka proces konsultativ tutje. Për garë, LDK-ja nuk ka zgjidhje. Ajo është procedurë e paraparë për të dështuar”, tha Abdixhiku.

Në këtë situatë, i pari i LDK-së u pyet nga Klan Kosova nëse takimet do të vazhdojnë, por sipas qëndrimit të tij, zor të ndodhë një gjë e tillë.

“Sipas të gjitha gjasave, vështirë, por nëse ka zhvillime të reja, do ta kemi takmin e radhës”– përfundoi Abdixhiku.

Latest from Blog

Go toTop