March 3, 2026
1 min read

Ymeri kërkon nga opozita të mos votojë as për kuorum për çështjen e “presidentit të VV-së”

Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri, është deklaruar kundër votimit të një kandidati partiak të Lëvizjes Vetëvendosje për president të vendit.

Madje sipas saj, kryeministri Albin Kurti po tenton të kushtëzojë kandidatin e tij.

“Shumë gjëra në Kosovë janë kushtëzu me shantazh, me kërcënim, këtë e dëgjojmë edhe jashtë sallave të gjykatave po tash Kosova ka arrit në atë nivel që Kryeministri përdor këtë metodë edhe për zgjedhje të Presidentit. Ose Kandidati im partiak ose zgjedhje. Ose Pushtet 100% Kurti & Co. ose Zgjedhje”, shkroi Ymeri në Facebook.

Deputetja e LDK-së shkon edhe më tej duke thënë se asnjë koleg i saj deputet nga partitë e opozitës nuk duhet të votojë as për kuorum.

“Megjithatë, jo veç unë që s’do i nënshtrohem këtij kushti, po vota pro ose kundër sa për kuorum nga një deputet nga opozita të cilës do parti për kandidat të partiak të pushtetit është vrasje e demokracisë edhe e lirisë në vendimmarrje”.

“As Glauk Konjufca as asnjë numër tjetër serik i partisë (kësisoj i ka paraqitur Kurti), nuk duhet të marrë postin e Presidentit”, theksoi deputetja e LDK-së, Janina Ymeri.

Latest from Blog

“La vida Loca”, nga Istogu në Mallorca

Dy motrat Balaj, Rina dhe Rudina vazhdojnë t’i ndjekin qefet vetes. Dy motrat istogase kanë shkuar për pushime në Majorka të Spanjës. Pa asnjë shoqërues, motrat Balaj shfaqen me stil elektrizues në
Go toTop