March 4, 2026
1 min read

Çështja e Presidentit, AAK beson se do të ketë zgjedhje të reja

Zgjedhja e Presidentit është një nga temat kryesore në Kosovë ditëve të fundit.

Kjo dhe shumë çështje të tjera u diskutuan mbrëmë në Edicionin Special në Klan Kosova me deputetin e AAK-së Besnik Tahiri.

Tahiri beson se qytetarët e Kosovës do t’u drejtohen edhe njëherë kutive të votimit.

“Po qysh mos me pasë zgjedhje? Për dy ditë qysh zgjedhet Presidenti?”, u shpreh Tahiri.

Ai theksoi se askush e sidomos deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk duan të kenë zgjedhje të reja.

Afati i fundit kushtetues për zgjedhjen e Presidentit është data 5 mars.

Latest from Blog

Go toTop