March 4, 2026
1 min read

Ujësjellësi i kryeqytetit me kontrata për shërbime, konsumatorët që nuk firmosin, shkyçen nga rrjeti

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se, duke filluar nga java e ardhshme, do të nisë procesin e nënshkrimit të kontratave për shërbimet e ujësjellësit me të gjithë konsumatorët e rrjetit.

Sipas ujësjellësit të kryeqytetit, me kontratën e shërbimeve të Ujit rregullohen marrëdhëniet juridike ndërmjet palëve kontraktuese, përkatësisht të drejtat dhe obligimet e ndërsjella.

“Kontrata përmban: Të drejtat dhe obligimet e palëve për shërbimet e ofruara; Të drejtat dhe obligimet e konsumatorit; Mënyrën e faturimit për shërbimet e ofruara; Procedurat për ankesa, kërkesa dhe shqetësime të konsumatorëve; Si dhe dispozita të tjera të bazuara në legjislacionin në fuqi. Të gjitha këto do t’i kumtohen drejtpërdrejt konsumatorit para nënshkrimit obligativ të kontratës për shërbime”, thuhet në njoftim.

“Ju lutemi të mos hezitoni nënshkrimin e kontratës për shërbime me KRU Prishtina sh.a., pasi mosnënshkrimi i saj mund të rezultojë në pengesa në realizimin e të drejtave dhe obligimeve të dyanshme, por do jipet edhe afat ligjor në mos të nënshkrimit të kontratës deri në shkyçje nga shërbimet ujësjellësit”.

Latest from Blog

Shtyhet funerali shtetëror për Khamenein

Funerali shtetëror për Liderin Suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, është shtyrë sipas raportimeve në median shtetërore iraniane. Ky funeral tre-ditor ishte planifikuar të fillonte gjatë ditës së sotme, me fotografitë në
Go toTop