Seanca për zgjedhjen e presidentit mund të mbahet sonte në orën 19:00. Kështu ka mësuar Klan Kosova nga burime jozyrtare.
Për çështjen e presidentit, grupet parlamentare të VV-së dhe PDK-së kanë mbajtur sot mbledhje, por pas përfundimit të tyre nuk pati asnjë përgjigje konkrete nëse brenda u diskutua për emrin e presidentit apo ndonjë seancë të mundshme.