Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka qëndruar mëngjesin e sotëm në shkollën e mesme “Xehvdet Doda”.
Kjo me rastin e Epopesë së UÇK-së, ku thotë se folën për vlerat e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe sakrificën e atyre që luftuan për lirinë tonë.
“Bashkë me udhëheqësin e Sektorit për Çështje të Kategorive të Dala nga Lufta e UÇK-së në kabinetin tim, z. Sylë Vitia dhe drejtorin për Arsim në Kryeqyteti Prishtina z. Samir Shahini ndamë me nxënësit reflektime për guximin, idealin dhe dashurinë për atdheun që i dha forcë luftës sonë çlirimtare”.
“Është përgjegjësi e jona që këtë histori ta ruajmë dhe ta përcjellim tek brezat e rinj, që ata të mos harrojnë kurrë rrugën e vështirë drejt lirisë”, shkroi Rama në Facebook.
Sot shënohet 28-vjetori i Epopesë së UÇK-së.