March 5, 2026
1 min read

Ish-ushtari i UÇK-së: Po të mos ishin 5, 6, 7 marsi, sot nuk do ishim ku jemi

Sot shënohet 28-vjetori i Epopesë së UÇK-së.

Me këtë rast, në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova, ka folur një nga luftëtarët e kësaj ushtrie, Emin Lati, veteran i UÇK-së, si dhe një person i afërt i familjes Jashari, konkretisht Adem Jasharit.

“Po të mos ishte 5, 6, 7 marsi, sot nuk do ishim këtu ku jemi. Por ranë ata burra, dhe jemi ardhur sot ku jemi. Ai rrugëtim i familjes Jashari, prej viteve ’90 deri më 5, 6, 7 mars, kur ranë ata burra, për të mos vdekur kurrë, domethënë e prunë sot Kosovën dhe e bënë një bashkim të gjithë popullit shqiptar”, tha ai.

Sipas Latit, deri më 5, 6, 7 mars, gjendja në Kosovë ishte e vështirë.

“I kemi pasur sendet keq, gati ishim edhe të asimiloheshim, sepse kjo ishte dhunë jashtë normale. Por ranë këta burra dhe e kthyen këtë gjendje që e kemi sot”, tha  ai.

Ai po ashtu rrëfeu mënyrën sesi iu bashkua UÇK-së dhe luftoi pranë Adem Jasharit gjatë luftës.

Latest from Blog

Osmani: FSK-ja është trashëgimtare e UÇK-së

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se Forca e Sigurisë së Kosovës është trashëgimtare e UÇK-së. Osmani foli nga Kazerma “Adem Jashari” në Prishtinë, ku po shënohet 28-vjetori i Epopesë së
Go toTop