March 5, 2026
1 min read

Çështja e presidentit, Konjufca: Ka njerëz më të mirë se unë, më të përgatitur se unë

Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, është deklaruar për herë të parë pasi Lëvizja Vetëvendosje e kandidoi për president.

Para mediave, ai tha se ka shumë njerëz më të mirë se ai për këtë post, derisa theksoi se opozita nuk po propozon asnjë emër dhe, sipas tij, ajo po synon ta çojë vendin drejt zgjedhjeve.

“Ka shumë njerëz më të mirë se unë, më të përgatitur se unë. Le ta propozojë opozita, po pra edhe Vjosa Osmanin ose këdo që dëshirojnë, edhe unë vetë do të votoj. Por ata nuk po duan të propozojnë. Nëse opozita nuk e thotë asnjë emër, atëherë kjo është përcaktim i qartë për të shkuar në zgjedhje, nga ana e opozitës, jo nga ana jonë”, tha Konjufca

Latest from Blog

Hapet zyrtarisht Gjykata Administrative

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), në mbledhjen e tij të 363-të, ka marrë vendim që Gjykata Administrative të fillojë punën nga data 5 maj 2026. Gjykata Administrative do të funksionojë si gjykatë
Go toTop