March 5, 2026
1 min read

Konjufca pyet opozitën: Nëse jo mua, kë do votonit?

Pas u propozua nga Lëvizja Vetëvendosje për postin e Presidentit të Kosovës, ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ka folur rreth kandidaturës së tij.

Ai para mediave tha se nëse jo atë, kë do e votonin partitë opozitare.

“Ishte propozim i Vetëvendosjes dhe tash ecim përpara. Mendoj se versioni më i mirë është që edhe opozita të bëjë propozimin e vet. Pyetja që mungon këto ditë,  është se partitë politike duhet të përcaktohen, nëse nuk e votoni Glauk Konjufcën, kë do ta votoni? Sepse nëse propozon ndonjë emër tjetër, atë tjetrin në vend timin, por askush nuk propozon, as LDK, as PDK. Jam shumë kurioz të di kush është ai që ata do ta votojnë nëse nuk jam unë”, tha ai.

Latest from Blog

Osmani: FSK-ja është trashëgimtare e UÇK-së

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se Forca e Sigurisë së Kosovës është trashëgimtare e UÇK-së. Osmani foli nga Kazerma “Adem Jashari” në Prishtinë, ku po shënohet 28-vjetori i Epopesë së
Go toTop