E ngarkuara me punë e Ambasadës së SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati, është duke zhvilluar një takim me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
Takimi është duke u zhvilluar aktualisht, megjithatë, ende nuk dihet se për çfarë po diskutohet në këtë takim.
Ky zhvillim vjen në një moment politik të ndjeshëm, pasi së fundmi është raportuar se Osmani nuk është propozuar si kandidate për presidente në zhvillimet e fundit politike.
Ndërkohë, nga Presidenca është bërë e ditur se presidentja Osmani pritet të mbajë sot edhe një konferencë për media.
Nga ky institucion kanë njoftuar se konferenca pritet të mbahet gjatë pasdites, ndërsa orari i saktë ende nuk është bërë i ditur.
“Pritet të ketë, mbase, pasdite. Ju njoftojmë”, kanë thënë nga Presidenca.
Nuk dihet ende nëse konferenca për media do të lidhet me zhvillimet e fundit politike apo me takimin e zhvilluar me diplomaten amerikane.