Vetëvendosje është pro Osmanit, për zgjedhjen e presidentit nga populli
Presidentja e vendit, ka proceduar në Kuvendin e Kosovës amandamentet për zgjedhje të drejtëpërdrejta për president.
Lidhur me këtë ka ardhur edhe reagimi nga ana e Kryetares së Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu.
Ajo ka thënë se i bashkohet thirrjes së Presidentes për votimin e këtyre amendamenteve.
Postimi i plotë:
Sapo i pranova amendamentet kushtetuese nga Presidentja Vjosa Osmani Sadriu, të cilat parashohin që Presidenti/Presidentja të zgjidhet drejtpërdrejt nga populli. Në këtë mënyrë eliminohen ngërçet që po e pengojnë funksionimin e institucioneve dhe që po e pamundësojnë stabilitetin e tyre.
I bashkohem thirrjes së Presidentes për votimin e këtyre amendamenteve.