March 6, 2026
1 min read

“Amandamentet kushtetuese do të zbatoheshin pas 5 vjetësh, s’kanë të bëjnë me mandatin tim” – thotë Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se Kuvendi i Kosovës nuk ka përmbushur obligimin e tij të paraparë me Kushtetutë për zgjedhjen e presidentit.

Ajo sqaroi edhe ndikimin e amandamenteve kushtetuese për zgjedhjen e presidentit drejtpërdrejt nga populli.

“Këto amandamente nuk do të kishin asnjë efekt për zgjedhjen e presidentit që duhej të zgjidhej deri mbrëmë, pra për pasardhësin e menjëhershëm për mandatin tim. Arsyeja është shumë e thjeshtë, vetë amandamentet parashohin që procedura për zgjedhjen e presidentit drejtpërdrejt nga populli duhet të fillojë 6 muaj para përfundimit të mandatit të presidentit aktual.Kjo do të thotë se, edhe sikur këto amandamente të miratoheshin mbrëmë, ato nuk do të ndryshonin asgjë sa i përket zgjedhjes së pasardhësit tim. Pra, deri dje në mesnatë, ka qenë afati për zgjedhjen e pasardhësit tim,  ai do të zgjidhej nga Kuvendi, dhe vetëm pas 5 vjetësh do të krijohej mundësia për zgjedhje të drejtpërdrejta nga populli. Kjo nuk ka të bëjë me mandatin tim aktual”, tha Osmani. 

Latest from Blog

Tronditëse në Pejë: Djali kanos babanë

Një rast tronditës është raportuar të enjten në Pejë. Policia ka njoftuar se një burrë, pas një mosmarrëveshjeje është kanosur nga djali i tij, transmeton Klankosova.tv. “Është raportuar se një mashkull kosovar,

Keqtrajtoi djalin dhe gruan, prangoset gjakovari

Një burrë është arrestuar të enjten në Gjakovë, nën dyshimin se ka keqtrajtuar bashkëshorten dhe djalin e tij. Sipas njoftimit të policisë, rasti është iniciuar si “dhunë në familje”, ndërsa i dyshuari
Go toTop