March 7, 2026
1 min read

Fushë Kosovë: Arrestohet një person, i sekuestrohen mbi pesë kilogramë substanca narkotike

Njësia për Hetimin e Trafikimit me Narkotik në Prishtinë ka arrestuar një të dyshuar lidhur me trafikimin e lëndëve narkotike.

Policia e Kosovës njofton se operacioni u zhvillua më 06.03.2026, pasi u lokalizua një veturë me gjashtë paketime të dyshuara marihuanë, me peshë 8.1 gramë.

Gjatë kontrollit të banesës së të dyshuarit L.M., janë sekuestruar 537.7 gramë marihuanë, para të dyshuara nga shitja e narkotikëve dhe dëshmi të tjera relevante për rastin.

Prokurori kujdestar është njoftuar dhe ndaj të arrestuarit janë inicuar veprime ligjore.

Latest from Blog

Aktorja e njohur në lidhje me Mbappe?

Kylian Mbappe duket se ka nisur një romancë të re. Ai u pa nën shoqërinë e aktores së njohur spanjolle, Ester Exposito, dhe rrjeti është ndezur me thashetheme. Informacioni rreth një takimi
Go toTop