by
March 9, 2026
1 min read

Prangoset ferizajasi pasi pengoi dhe lëndoi një zyrtar policor

Një person është arrestuar të dielën në fshatin Bibaj të Ferizajt, nën dyshimin se nuk i është ndalur zyrtarit policor, dhe sipas njoftimit zyrtar, i njëjti gjatë tentimit për t’u larguar ka lënduar fizikisht policin.

Zyrtari policor është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nuk i është ndalur zyrtarit policor, ku gjatë tentimit të t’u larguar ka lënduar të njëjtin për çka i njëjti ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Latest from Blog

Go toTop