Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar në lidhje me deklaratën e ministrit për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq.
Ai tha se për “hatër të tij”, Kurti i kishte dhënë 24 hektarët manastirit të Deçanit.
E lidhur me këtë Haradinaj ka ironizuar me një fjalë popullore.
“Çka ka shtëpija, tregon fëmija”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.