Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka dënuar sjelljen e mbrojtjes së afërt të kryeministrit Albin Kurti, duke thënë se ata kanë penguar fizikisht gazetaren e Klan Kosova, Vesa Hoda.
Sipas reagimit të AGK-së, gazetarja kishte tentuar t’i parashtrojë pyetje kryeministrit lidhur me krizën politike dhe çështjen e zgjedhjeve të reja, kur një pjesëtar i Policisë e ka shtyrë fizikisht.
“Kjo është një sjellje e papranueshme dhe minim i punës së gazetarëve dhe mediave”, thuhet në reagimin e AGK-së.