April 15, 2026
1 min read

Mbi 308 mijë udhëtarë në muajin shkurt

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat për transportin ajror për muajin shkurt 2026, duke treguar një rritje të lehtë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Sipas raportit, gjatë këtij muaji janë realizuar gjithsej 953 fluturime, që paraqet një rritje prej 1.0 për qind krahasuar me shkurtin e vitit 2025. Ndërkohë, numri i përgjithshëm i udhëtarëve ka arritur në 308 mijë e 80, duke shënuar rritje prej 0.3 për qind në raport me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

Latest from Blog

Go toTop