May 14, 2026
1 min read

Konjufca priti ambasadorin australian në takim përshëndetës

Zëvendëskryeministri i Parë në detyrë dhe Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka zhvilluar një takim përshëndetës me Ambasadorin jorezident të Australisë për Republikën e Kosovës, Sh. T. Richard Rodgers, me rastin e përfundimit të mandatit të tij.

MPJD njofton se gjatë takimit, Konjufca e ka falënderuar ambasadorin Rodgers për angazhimin dhe kontributin e dhënë në avancimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Australisë.

Po ashtu, është riafirmuar gatishmëria për vazhdimin e bashkëpunimit dhe forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

Latest from Blog

Go toTop