by
June 12, 2026
1 min read

Kurti takon oficerin e lartë në pension të ushtrisë së Shqipërisë dhe ish-komandantin e UÇK-së, Adem Shehi

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim oficerin e lartë në pension të Ushtrisë së Republikës së Shqipërisë dhe ish-komandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Shehi, i cili më herët gjatë ditës u nderua me dekoratën “Urdhri i Lirisë” nga ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu.

Në këtë takim, në Ditën e Çlirimit të Kosovës, kryeministri në detyrë Kurti e uroi Shehin për dekoratën dhe e falënderoi për kontributin e jashtëzakonshëm në luftën çlirimtare, nga stërvitjet e vullnetarëve deri tek angazhimi në vijën e frontit.

Gjatë luftës në Kosovë, në fshatin Farkë të Tiranës, Adem Shehi kishte stërvitur grupet e vullnetarëve, të cilët më pas iu bashkuan radhëve të UÇK-së. Ndërkaq, më 1999 kishte lënë familjen duke u vendosur në frontin e luftës, si pjesë e Brigadës 153 “Hyzri Talla” të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Zonën Operative të Llapit. E, po ashtu, kishte vazhduar të stërviste ushtarët në qendrën në fshatin Zllash të Prishtinës.

Latest from Blog

Gjendet marihuanë në burgun e Dubravës

Në Qendrën Korrektuese në Dubravë është hasur një sasi e substancës narkotike e llojit marihuanë. Sipas policisë, dy qese të mbështjella u gjeten gjatë një bastisjeje përreth sallës së vizitave. Bastisja ndodhi
Go toTop