by
June 27, 2026
1 min read

KRU “Prishtina” zbulon dy kyçje ilegale në Veternik, paralajmëron vazhdimin e aksioneve

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se gjatë ditës së sotme janë zbuluar edhe dy kyçje ilegale në rrjetin e ujësjellësit, në lagjen Veternik.

Përmes një njoftimi të publikuar në rrjetet sociale, kompania bëri të ditur se aksionet për identifikimin dhe largimin e kyçjeve të paligjshme do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

“U zbuluan gjatë ditës së sotme edhe 2 kyçje ilegale në lagjen Veternik. Vazhdojmë me aksione…”, thuhet në njoftimin e KRU “Prishtina”.

Kompania ka zhvilluar vazhdimisht aksione kundër keqpërdorimit të rrjetit të ujësjellësit, duke bërë thirrje që të gjithë konsumatorët të respektojnë rregullat dhe të shmangin kyçjet e paligjshme, të cilat dëmtojnë sistemin e furnizimit me ujë dhe shkaktojnë humbje financiare.

Latest from Blog

Presidenca pranon Ligjin për Dhomat e Specializuara

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka pranuar Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës, i cili i është përcjellë Presidencës nga Kuvendi për procedurat e mëtejshme kushtetuese. Lajmin e ka konfirmuar Bekim

Zbulohet identiteti i partnerit të Baby Gee

Fotografitë pranë detit, barku i rrumbullakosur dhe dedikimi emocionues për djalin që pritet të vijë në jetë bënë që Baby Gee të ndante me publikun lajmin se do të bëhet nënë për
Go toTop