Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar sërish pas thirrjes së disa organizatave të shoqërisë civile, duke kërkuar prej tyre një qëndrim të qartë kundër dhunës dhe përfshirjes së të miturve në veprime të tilla.
Rama u ka bërë thirrje organizatave që të distancohen publikisht nga dhuna dhe keqpërdorimi i të miturve, ndërsa ka ritheksuar gatishmërinë për dialog pa kushte.
“Bujrum, dialog pa kushte”, është mesazhi i tij drejtuar organizatave të shoqërisë civile.