Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë një letër urimi nga kryeministri i Sllovenisë, Janez Janša, me rastin e marrjes së mandatit të ri, në të cilën shprehet besimi për thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve dhe partneritetit ndërmjet dy shteteve.
Në mesazhin e tij, Janša ka vënë në pah rëndësinë e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Sllovenisë, duke theksuar se forcimi i lidhjeve ndërmjet dy vendeve do të jetë në interes të qytetarëve të tyre.
Ai i ka uruar Kurtit suksese në ushtrimin e detyrës së kryeministrit, ndërsa ka riafirmuar gatishmërinë e Sllovenisë për ta mbështetur Kosovën në rrugën drejt integrimit evropian.
Kryeministri slloven ka shprehur gjithashtu vullnetin për vazhdimin e bashkëpunimit dypalësh dhe ka theksuar rëndësinë e ruajtjes së marrëdhënieve miqësore mes dy vendeve.
Në përfundim të letrës, Janša ka shprehur pritjen për vijimin e bashkëpunimit me Kurtin, duke konfirmuar mbështetjen e Sllovenisë për aspiratat evropiane të Kosovës.