October 19, 2026
1 min read

Stresi i bashkohet protestës në Tiranë, u bën thirrje qytetarëve të dalin në rrugë

Reperi shqiptar Arkimed Lushaj, i njohur me emrin artistik Stresi, i është bashkuar protestës që po zhvillohet në Tiranë, ku studentë dhe qytetarë janë mbledhur për të shprehur pakënaqësitë e tyre.

Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, reperi ka bërë të ditur se ndodhet mes protestuesve.

Në pamjet e publikuara, Stresi shihet duke përjetuar vështirësi për shkak të gazit lotsjellës të përdorur gjatë përplasjeve në protestë.

Pavarësisht situatës, ai u është drejtuar qytetarëve me thirrje për t’iu bashkuar demonstratës.

“A keni gjak a jo, hajdeni”, dëgjohet duke thënë reperi në videon e publikuar.

Prania e Stresit në protestë ka tërhequr vëmendje në rrjetet sociale, ku artisti është shprehur edhe më herët për çështje të ndryshme që lidhen me zhvillimet shoqërore dhe aktualitetin.

Ndërkohë, protesta në Tiranë po vazhdon me pjesëmarrjen e studentëve dhe qytetarëve, në një kohë kur situata në kryeqytetin shqiptar është shoqëruar me tensione dhe përplasje.

Latest from Blog

Go toTop