October 20, 2026
1 min read

Kush do të jenë opinionistët e “Big Brother VIP Kosova 5”? Zbulohen detajet e para

Emrat e opinionistëve të edicionit të pestë të “Big Brother VIP Kosova” kanë qenë temë diskutimi në emisionin “Kosova Today”, ku janë ndarë disa detaje rreth figurave që pritet të jenë pjesë e spektaklit.

Gjatë bisedës, Vesa Kelani bëri të ditur se njëri prej opinionistëve do të jetë nga Kosova, ndërsa tjetra do të jetë një aktore e njohur dhe e dashur për publikun.

Ajo gjithashtu sqaroi se aktorja në fjalë nuk është Olta Gixhari, por vjen nga Shqipëria.

Deri më tani, emrat e tyre nuk janë bërë të ditur zyrtarisht, duke lënë hapësirë për kuriozitet dhe spekulime rreth panelit të opinionistëve që do të komentojnë ngjarjet dhe dinamikat e banorëve në shtëpinë më të famshme në Kosovë.

Latest from Blog

Go toTop