Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vizituar ish-deputeten Jeta Statovci për ta uruar për ardhjen në jetë të djalit të saj.
Statovci është bërë nënë për herë të parë para pak ditësh, duke sjellë në jetë një djalë.
Vizitën e ish-presidentes e ka bërë të ditur vetë Statovci përmes një fotografie të publikuar në rrjetet sociale, ku Osmani shihet duke mbajtur në krahë foshnjën e porsalindur.
Në këtë vizitë, Vjosa Osmani është shoqëruar edhe nga deputetja Albena Reshitaj.
Takimi është zhvilluar në një atmosferë urimi për familjen Statovci, pas lindjes së fëmijës së saj të parë.