October 21, 2026
1 min read

Deputetja australiane goditet nga vetura, mjekët ia amputojnë të dyja këmbët

Deputetes australiane Helen Haines i janë amputuar të dyja këmbët pas lëndimeve të rënda që pësoi kur u godit nga një veturë të hënën.

Lajmin e ka konfirmuar bashkëshorti i saj, Phil Haines, i cili ka bërë të ditur se, pavarësisht plagëve të rënda, ajo është gjallë dhe në gjendje të qëndrueshme.

Ai e cilësoi këtë si një lajm inkurajues në rrethanat e vështira me të cilat po përballet familja.

Ndërkohë, i dyshuari për ngjarjen, Brendan Nugent, 43 vjeç, është paraqitur shkurtimisht para gjykatës. Ai nuk ka kërkuar lirimin me kusht dhe pritet të rikthehet në gjykatë në muajin shkurt.

Nugent përballet me akuza për drejtim të rrezikshëm të automjetit që shkakton lëndime të rënda, shkaktim të qëllimshëm të lëndimeve serioze dhe shkaktim të dëmit ndaj një zyrtari publik të Komonuelthit.

Policia australiane ka bërë të ditur se nuk përjashtohet mundësia e ngritjes së akuzave të tjera, përfshirë atë për tentativë vrasjeje.

Hetimet për rrethanat e ngjarjes janë në vazhdim.

Latest from Blog

Go toTop