October 9, 2025
1 min read

Rexhepi thotë se duhet hapet rruga e qeverisë së re, duke formuar kuvendin

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Emilia Rexhepi thotë se pozita e saj në Parlament është legjitimuar nga Kushtetuta e Kosovës dhe në pajtim me rregulloren e punës së institucionit.

Në emisionin “Kosova Today”, Rexhepi tha se verdiktin për zgjedhjen e saj si nënkryetare, e dha vendimi i Gjykatës Kushtetuese.

“Kuvendi duhet të konstituohet dhe të hapim rrugën drejt themelimit të qeverisë së re. Konsideroj se ka kaluar shumë kohë dhe Gjykata Kushtetuese na ka detyruar që në afat të shkurtër kohor të votojmë për nënkryetarin që vjen nga komuniteti serb”, u shpreh ajo.

Ndryshe, nesër Kuvendi do të mblidhet me fillim nga ora 10:00, për të vazhduar me seancën konstituive rreth zgjedhjes së nënkryetarit serb dhe konstituimit të tij.

Latest from Blog

Go toTop