School classroom with school desks and blackboard in Japanese high school
October 9, 2025
1 min read

Prindërit ndalojnë fëmijët nga shkolla në Mramor, protestojnë për mbylljen e papritur

Prindërit e një shkolle fillore në Mramor, të lagjes Suteskë kanë bërë të ditur për klankosova.tv, se nesër do t’i ndalojnë fëmijët nga shkolla.

Të njëjtit kanë përcjell edhe disa ankesa, të cilat i kanë adresuar edhe në Drejtorinë e Arsimit në komunën e Prishtinës, por siç thonë ky dikaster ka refuzuar takimin me ta mbi arsyet se kanë agjendë të ngarkuar.

Ata ankohen se drejtoria ka mbyllur një shkollë për vijimin e mësimit të fëmijëve të kësaj lagje, pa miratimin e prindërve.

Për klankosova.tv ndër tjera, prindërit e nxënësve të kësaj shkolle, kanë paralajmëruar për nesër nga ora 9.00 edhe protestë pranë institucionit të mbyllur.

Latest from Blog

Theret me thikë një nxënëse në Pejë

Një nxënëse është therur me thikë para pak çastesh në Pejë. Burimet e IndeksOnline kanë thënë se rasti ka ndodhur në stacionin e autobusëve në Pejë. Viktima është nisur me urgjencë drejt
Go toTop