October 10, 2025
2 mins read

Vrasja e Liridona Ademajt, dëshmitari rrëfen takimet e Naim Murselit me të akuzuarit

Florian Avdia, dëshmitari i radhës në rastin e Liridona Ademajt para gjykatës ka thënë se të akuzuarit Naim Murselin dhe Granit Plavën, i njeh për shkak që, sipas tij, i ka bashkëfshatar.

Gjatë dëshmisë së tij, Avdia tha se Naim Murselin e njeh më pak, pasi sipas tij, ai ka jetuar më shumë jashtë shtetit, por Granit Plavën, dëshmitari thotë se ka pasur klient të rregullt në biznesin e tij.

“Naimin kam thanë e njoh më pak se që jeton jashtë, 10 herë e kam pa krejt komplet. Granitin e njoh më mirë se e kam pas klient të rregullt”, u shpreh dëshmitari, raporton Klankosova.tv.

I njëjti thotë se ishte pyetur nëse kishte parë një shumë të majme parash që kanë mundur t’i shkonin në lokal, dëshmitari tutje tha se nuk i kishte parë.

“Dhe jam pyetur se a keni pa ndonjë shumë të mëdha parash qe janë ardhë në lokal dhe i kom thanë jo se kam pa. I kam pyet edhe prindin edhe vëllanë”, tha dëshmitari.

Dëshmitari u pyet edhe rreth takimeve mes Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, nëse ishin bërë në kafiterinë e tij.

“Dy here kanë qenë Kushtrimi e Naimi. A kështu tre bashkë jo s’kanë qenë. Kushtrimi dhe Graniti kanë qenë klientë të rregullt, Naimi ka qenë 8 ose 10 herë gjithes”, tha tutje dëshmitari.

I njëjti u pyet edhe nga i akuzuari Naim Murseli, nëse ishte parë së bashku me bashkëshorten e ndjerë.

“Po me bashkëshorten time të ndjerë a më ke taku najherë?”, pyeti Murseli.

“Nuk më kujtohet”, u shpreh dëshmitari.

Ndër të tjera, Florjan Avdia u pyet nëse kishte parë një video në natën kritike, dhe ai u përgjigj me po.

“A ju kujtohet qe në keni thënë që në natën kritike ju është lajëmruar edhe shoqja Leonora. A të kujtohet që keni deklaruar në polici që Leonora në natën kritike ju ka dërguar një video incizim a mund të na tregoni më tepër””, u pyet dëshmitari nga prokurorja.

“E vërtetë që e kam pas një videoincizim po e kanë marr policia”, deklaroi dëshmitari.

I njëjti pohoi se videon e ka shikuar, dhe thotë me aq sa mban mend,ka parë Granit Plavën me dy vajza.

“Nuk e maj men janë kanë dy çika edhe Graniti. Me sa e di 29/30 nëntor me sa e di bash saktë viti kur ka ndodhe rasti”, tha tutje ai.

Latest from Blog

Go toTop