by
January 30, 2026
1 min read

Alarm në shkolla: Shumë nxënës, pak psikologë

Në shumicën e shkollave në Kosovë, psikologu nuk është aty çdo ditë.

Kjo ngase, shpeshherë, ai mbulon dy apo më shumë shkolla e mbi 1 mijë nxënës njëkohësisht.

Kjo ngase sipas Udhëzimit Administrativ nr.26/2013 për zgjedhjen e nëpunësve për ofrimin e shërbimeve profesionale në institucionet edukative arsimore parauniversitare, nenit 4, institucioni edukativ-arsimor duhet të ketë psikologun nëse ka mbi 1 mijë nxënës.

Për shkak të këtij kriteri dhe po ashtu edhe numrit të vogël të psikologëve shkollorë, që është 225 në krejt Kosovën, shkolla të ndryshme në mbarë vendin vazhdojnë të kenë mungesë të këtyre shërbyesve profesional.

Latest from Blog

Aksident në Prishtinë, bllokohet trafiku

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutave në rrugën që të dërgon nga Prishtina drejt Mitrovicës. Sipas pamjeve të sigurara në këtë aksident trafiku janë përfshirë një kamionë dhe një veturë.
Go toTop