by
June 12, 2026
1 min read

Bie çmimi i naftës, publikohen tarifat e reja për derivatet

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës, të cilat do të hyjnë në fuqi sot duke filluar nga ora 10:00.

Sipas vendimit të MINT-it, çmimi i naftës ka rënë për një cent, krahasuar me një ditë më parë. Çmimi maksimal i naftës (dizel) është caktuar në 1.52 euro për litër, ndërsa benzina do të tregtohet me çmim maksimal prej 1.39 euro për litër. Ndërkaq, çmimi maksimal i gazit është përcaktuar në 0.68 euro për litër.

Ministria ka bërë të ditur se qytetarët mund të paraqesin ankesat e tyre lidhur me zbatimin e çmimeve përmes adresës elektronike konsumatori@rks-gov.net ose duke telefonuar në numrin pa pagesë 0800 11000.

Latest from Blog

Gjendet marihuanë në burgun e Dubravës

Në Qendrën Korrektuese në Dubravë është hasur një sasi e substancës narkotike e llojit marihuanë. Sipas policisë, dy qese të mbështjella u gjeten gjatë një bastisjeje përreth sallës së vizitave. Bastisja ndodhi
Go toTop