April 15, 2026
1 min read

Disa zona të Prishtinës do të mbesin pa furnizim me ujë nesër

Disa zona në Prishtinë do të mbesin pa furnizim me ujë të enjten (16.04.2026), në intervalin kohor nga ora 09:00 deri në orën 16:00.

Zonat e prekura nga ndërprerja e furnizimit janë: Hajvalia (pjesërisht), Veterniku, lagjja ‘Nic’, lagjja ‘Qershia’, lagjja ‘Qëndresa’, lagjja ‘Priam’ dhe fshati Miradi e Epërme.

Kompania Rajonale e Ujësjellësit ‘Prishtina’ njofton se ndërprerja e furnizimit vjen si pasojë e punimeve në rrjetin e ujësjellësit në rrugën ‘Ulëza’, të cilat do të realizohen nga Komuna e Prishtinës.

“Ju falënderojmë për mirëkuptim dhe ju njoftojmë se për çdo zhvillim lidhur me këtë rast do t’ju mbajmë të informuar”- thuhet në njoftim.

Latest from Blog

Go toTop