by
February 25, 2026
1 min read

Drogë, para dhe armë në dhomën e një të mituri në Ferizaj, 30 ditë paraburgim

Gjykata Themelore në Ferizaj ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të këtij qyteti për caktimin e masës së paraburgimit kundër të miturit, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” dhe “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Në komunikatë bëhet e ditur se ekziston dyshimi i bazuar, se më datë 23.02.2026, në një ndërtese e cila gjendet në një rrugë të Ferizajt, gjatë kontrollit të banesës nga ana e oficerëve policorë në dhomën e gjumit të të miturit, në vende të ndryshme janë gjetur substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë me peshë 86.7 gram, tri qese najloni me substanca të dyshuara të llojit kokainë me peshë 4.7 gram dhe një sasi tjetër e llojit hashash në formë çokollate me peshë prej 40.2 gram, para të gatshme në shumë prej 400 euro, një peshore dhe një pako me letra për mbështjellje të marihuanës të cilat i kishte poseduar në mënyrë të paautorizuar dhe të cilat i ishin konfiskuar nga ana e policisë.

Gjithashtu, ekziston dyshimi i bazuar se më datë 23.02.2026, në vendin e njëjtë të përshkruar si më lartë, të miturit i ishte gjetur një revole me gaz me mbishkrim Kurtulus – Taurus, një karikatorë dhe 6 plumba dhe një thikë, të cilat i ka poseduar në mënyrë të paautorizuar në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm, të cilat i janë konfiskuar nga ana e policisë.

Ndaj të mitur është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

Latest from Blog

Vodh në Durrës, kapet 45-vjeçari nga policia

Policia e Durrësit ka arrestuar një 45-vjeçar, i dyshuar për vjedhje me forcë në një farmaci, ndërsa rezulton se kishte precedentë të mëparshëm për të njëjtën vepër penale. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen

Rita shkëlqen në premierën e filmit të saj të ri

Rita Ora dhe Taika Waititi u shfaqën së bashku në tapetin e kuq, në premierën e filmit të saj të ri“Descendants: Wicked Wonderland”, që u mbajt në Los Angeles. Këngëtarja dhe aktorja 35-vjeçare e riinterpreton rolin
Go toTop