April 15, 2026
1 min read

Fjalët e fundit në gjyqin për Banjskën: Sulmi kishte qëllim aneksimin e veriut

Fjalët përfundimtare për sulmin terrorist në Banjskë, janë dhënë sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Prokurori i Prokurorisë Speciale, Naim Abazi, ka kërkuar burgim të përjetshëm ndaj tre të akuzuarve, Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq.

Abazi në fjalën e tij përfundimtare 21 faqëshe përpos që e ka lexuar dokumentin, ka shfaqur edhe pamje nga momenti i sulmit të 23 shtatorit 2023. Ai deklaroi se është faktuar se të akuzuarit në fjalë e dinin se atje do të zhvillohej sulmi terrorist dhe se ata kishin marrë pjesë në funksione të ndryshme atë ditë.

Sipas prokurorit, qëllimi i sulmit ishte aneksimi i veriut.

Ai u shpreh se planet për Banjskën datojnë qysh nga 13 tetori 2021, kur në Rashkë u zhvillua një takim ku mori pjesë edhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe kryeterroristi serb Millan Radoiçiq.

Latest from Blog

Go toTop