February 19, 2026
1 min read

Gjashtë të lënduar pas aksidentit në Kçiq, një fëmijë në gjendje të rëndë transferohet në QKUK

Një aksident i rëndë mes dy veturave ka ndodhur sot në fshatin Kçiq të Mitrovicës së Jugut.

Zëdhënësi i Spitalit të Përgjithshëm Shpend Fazliu, deklaroi se gjashtë persona kanë kërkuar ndihmë, më mesin e tyre një fëmijë rreth moshës 7 vjeçare është transferuar për trajtim në QKUK për shkak të gjendjes së rënduar.

“Në Spitalin e Përgjithshëm ” Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë, në ora 16:55, ndihmë mjekësore kanë kërkuar 6 persona si pasojë e lëndimeve nga aksidenti në trafik. 5 prej tyre janë duke vazhduar trajtimin në Spital, përderisa një fëmijë ( 2019) në gjendje më të rënduar është transferuar për trajtim të mëtejmë në QKUK. Për 5 të lënduarit tjerë po kryhen ekzaminimet diagnostike dhe trajtimet tjera të nevojshme nga stafi i Emergjencës”, deklaroi Fazliu.

Latest from Blog

Shitësit online në shënjestër të mashtruesve

Vetëm disa minuta pasi një qytetar nga Prishtina publikoi një shpallje për shitje në platformën online MerrJep, atë e kontaktoi “blerësja” e parë. Ajo u interesua nëse produkti ishte ende në shitje
Go toTop