February 19, 2026
1 min read

“Ishte në vendin e gabuar në momentin e gabuar”, detaje nga vrasja e Lorik Abazit në Londër

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në jug të Londrës, ku 22-vjeçari shqiptar Lorik Abazi u godit me thikë dhe humbi jetën.

Loriku u gjet i plagosur në Hesterman Way të dielën dhe, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, vdiq në spital.

Lidhur me rastin tragjik ka folur bashkëvendasi i tij, Sabri Agimi, në emisionin “Kosova Today”, ku tha se ngjarja duket të ketë qenë fatkeqësi.

“ Të dhëna se si ka shkuar deri aty dhe pse kanë ndejtur deri në ora një e gjysmë, për besë nuk di, por aq sa mund të di sipas gjasave është sikur thuhet edhe shprehja,  në vendin e gabuar, në momentin jo të duhur, po shihet më shumë si rastësi, sesa si rast me prapavijë”, tha ai.

Latest from Blog

Shitësit online në shënjestër të mashtruesve

Vetëm disa minuta pasi një qytetar nga Prishtina publikoi një shpallje për shitje në platformën online MerrJep, atë e kontaktoi “blerësja” e parë. Ajo u interesua nëse produkti ishte ende në shitje
Go toTop