February 16, 2026
1 min read

Musliu kërkon buxhet për shkolla: Jo të gjithë kanë mundësi t’i shkollojnë fëmijët në Norvegji si kryeministri

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën e sotme ku po diskutohet projektbuxheti i këtij viti, ka kërkuar një linjë të veçantë buxhetore për sigurinë në shkollat e vendit.

Musliu tha se gjendja në institucionet arsimore është alarmante dhe kërkon urgjencë për trajtim.

Ajo madje e përmendi edhe shkollimin e vajzës së kryeministrit Albin Kurti.

“Para se të kërkojmë mësim tërë ditor, teknologji e inovacion, duhet të kërkojmë siguri. Jo të gjithë qytetarët i kanë mundësitë t’i shkollojnë fëmijët në Norvegji, siç i shkollon kryeministri i vendit. Fatkeqësisht, sot gjendja është alarmante dhe nuk është çështje që pret.

Kërkoj të ndahet një linjë e veçantë buxhetore për rritjen e sigurisë në shkollat tona, përmes vendosjes së kamerave dhe sistemeve moderne. Të shtohet staf mbikëqyrës dhe psikologë në shkollë, programeve parandaluese kundër drogës dhe dhunës, bashkëpunim të strukturuar mes shkollave, prindërve dhe institucioneve të rendit. Ministria e Arsimit dhe Ministria e Punëve të Brendshme duhet ta kenë prioritet dhe ta trajtojnë me seriozitet maksimal.”

Latest from Blog

Shitësit online në shënjestër të mashtruesve

Vetëm disa minuta pasi një qytetar nga Prishtina publikoi një shpallje për shitje në platformën online MerrJep, atë e kontaktoi “blerësja” e parë. Ajo u interesua nëse produkti ishte ende në shitje
Go toTop