February 17, 2026
1 min read

Në 18-vjetorin e shtetësisë, kryekuvendari i Maqedonisë së Veriut riafirmon mbështetjen për Kosovën

Kryekuvendari i Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi ka uruar Kosovën në përvjetorin e 18-të të shtetësisë.

Ai tha përmes një postimi në rrjetet sociale sekjo festë është moment reflektimi dhe krenarie kombëtare.

“Kjo festë, është një moment reflektimi dhe krenarie kombëtare, që mishëron sakrificën, përkushtimin dhe vizionin për liri e shtetndërtim. Pavarësia e Kosovës përfaqëson triumfin e vullnetit të lirë të qytetarëve për të ndërtuar një shtet demokratik, të drejtë dhe të orientuar drejt së ardhmes europiane”.

“Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republika e Kosovës gëzojnë marrëdhënie të shkëlqyera. Lidhjet tona fqinjësore, shoqërore dhe historike janë të forta dhe përbëjnë një themel të palëkundur për thellimin e mëtejmë të partneritetit ndërmjet dy vendeve tona”, shkruan Gashi.

“Në këtë ditë të rëndësishme, riafirmojmë mbështetjen tonë për rrugëtimin e suksesshëm të Republikës së Kosovës dhe shprehim bindjen se bashkëpunimi ynë vëllazëror do të vazhdojë të thellohet në funksion të paqes, stabilitetit dhe prosperitetit të rajonit, si dhe të avancimit të agjendës sonë të përbashkët euroatlantike.Gëzuar Dita e Pavarësisë së Republikës së Kosovës!”

Latest from Blog

Shitësit online në shënjestër të mashtruesve

Vetëm disa minuta pasi një qytetar nga Prishtina publikoi një shpallje për shitje në platformën online MerrJep, atë e kontaktoi “blerësja” e parë. Ajo u interesua nëse produkti ishte ende në shitje
Go toTop