October 19, 2026
1 min read

Nis shpërndarja e pagesave për fermerët, mbi 33 mijë aplikime për mbështetje në vitin 2026

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, përmes Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë, ka njoftuar se për skemën e Pagesave Direkte për vitin 2026 janë regjistruar gjithsej 33,460 aplikime.

Sipas njoftimit, tashmë ka përfunduar shqyrtimi administrativ i aplikacioneve, si dhe kontrollet në terren për verifikimin e sipërfaqeve bujqësore.

Gjatë kësaj jave pritet të nisë lëshimi i vendimeve dhe ekzekutimi i pagesave për sipërfaqet e mbjella, ndërsa paralelisht do të publikohen edhe listat e përfituesve.

Pas përfundimit të kësaj faze, procesi do të vijojë me realizimin e pagesave për skemat e tjera mbështetëse.

Ministria ka bërë të ditur gjithashtu se fermerët që kanë kultivuar grurë do të përfitojnë mbështetje për sipërfaqet e mbjella, plehun artificial dhe shpenzimet e naftës, sipas normave dhe shumave të aplikuara në vitet e kaluara.

Me këtë proces synohet që mbështetja financiare për fermerët të realizohet pas përfundimit të procedurave administrative dhe kontrolleve përkatëse.

Latest from Blog

Go toTop