Eksperti i komunikacionit, Nol Dedaj ka diskutuar mbi aksidentet e shumta me fatalitet që po ndodhin në Kosovë.
Për emisionin “Ora Shtatë”, Dedaj tha se situata po përsëritet për shkak që nuk janë të krijuara organet kompetente.
“Të gjitha institucionet e shtetit nuk janë të organizuara si duhet”, u shpreh ai në Klan Kosova.
Ndërsa sipas tij, strategjia është mënyra kryesore se si të ulen aksidentet, si dhe vdekjet në komunikacion.